Prishtina prinë me 80 raste të reja me koronavirus, të tjerat janë nga këto komuna të Kosovës

15:18 | 24 Korrik 2020

Shifrat e të infektuarve me koronavirus në Kosovë vazhdojnë të jenë shqetësuese.

Sot në vendin tonë janë konfirmuar edhe 213 raste të reja me Covid-19, shkruan ORAinfo.

Me numrin e rasteve të reja prinë sërish Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, me gjithsej 80 raste.

Komuna e dytë me numrin më të madh të rasteve të reja për ditën e sotme është Prizreni, me 17 raste e ndjekur kështu nga Ferizaji me gjithsej 15 raste.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 80 raste, komuna Prizren 17 raste, komuna Ferizaj 15 raste, komuna komuna Gjilan 14 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Drenas 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Suharekë 7 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, kurse nga 2 raste komunat: Dragash, Kamenicë, Klinë dhe nga 1 rast Obiliq dhe Shtime”- njofton IKSHKP-ja.

Gjithashtu, në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 6 viktima nga koronavirusi në Kosovë./ORAinfo/

Komento: