Prishtina qendër botërore e inovacionit, Rama: Yll Bajraktari po e sjell projektin në kryeqytet, ne e krijojmë të ardhmen

09:56 | 21 Tetor 2025
Prishtina qendër botërore e inovacionit, Rama: Yll Bajraktari po e sjell projektin në kryeqytet, ne e krijojmë të ardhmen

“Prishtina pritet të kthehet në qendër botërore të inovacionit”.

Kështu ka vlerësuar i pari i kryeqytetit, Përparim Rama.

“Ne Kryeqytet të ardhmen nuk e presim, e krijojmë  Inteligjenca artificiale dhe teknologjitë e reja po e riformësojnë sigurinë, ekonominë dhe shoqërinë globale”, ka shkruar Rama.

Kjo falë projektit të Yll Bajraktarit.

“Me vizion dhe lidership, Yll Bajraktari po e sjell këtë debat strategjik në Prishtinë, duke e lidhur qytetin tonë me qendrat botërore të inovacionit dhe duke i hapur derën brezit të ri të mendimit, shkencës dhe veprimit”, ka shkruar Përparim Rama.

“Koha për të vepruar është tani, e ardhmja kërkon guxim, dije, partneritet dhe vizion – të cilat ne i kemi”.

Komento: