Prishtina shënon fitore ndaj Trepҫës’89, kërkon titullin në ndeshjen ndaj Feronikelit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Prishtina shënon fitore ndaj Trepҫës’89, kërkon titullin në ndeshjen ndaj Feronikelit

18:19 | 15 Maj 2019

Tashmë ka përfunduar ndeshja mes FC Prishtinës dhe Trepҫës’89, ku Prishtina shënoi fitore me rezultat 3:0.

Kryeqytetasit kanë arritur të shënojnë fitore në ndeshjen e fundit në stadiumin e tyre në sezonin 2018/2019, duke mposhtur skuadrën nga Mitrovica, KF Trepçën ’89.

Gauthier Mankenda në minutën e 48’, i dha epërsinë e parë skuadrës së Mirel Josës.

Nuk vonoi shumë dhe Prishtina shënoi edhe golin e dytë.

Kësaj here ishte sulmues Abdul Basit Khalid, që shënoi në minutën e 67’ për 2:0.

Goli i tretë i Prishtinës erdhi në minutën e 93′, me Mario Morinën që shënoi pas një gabimi në mbrojtjen e mysafirëve.

Me këtë fitore Prishtina numëron 75 pikë, duke u renditur në vendin e dytë, me dy pikë më pak se liderët e Feronikelit.

Titulli i këtij sezoni do të përcaktohet në xhiron e fundit, me Feronikelin që në Drenas pret Prishtinën.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!