Prishtina thyen rekord me pjesëmarrjen në votime

18:59 | 06 Tetor 2019

Pjesëmarrja kalon në 62 përqind në qendrën më të madhe të votimit në Prishtinë.

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje ka kaluar 62 përqind.

Këtë për Klan Kosova e ka konfirmuar menaxheri i kësaj qendre, Ekrem Rudari, i cili ka thënë se nga 4 mijë e 502 votues, deri tash të drejtën e tyre e kanë shfrytëzuar 2 mijë e 800 veta.

“Në 40 minutat e fundit fluksi është rritur dhe deri në orën 19:00 pjesëmarrja do të kalojë 65 përqind”.

Ai ka thënë se deri në këtë orë nuk ka pasi ndonjë parregullsi.

Komento: