Prishtina vazhdon të jetë vatër e koronavirusit

15:31 | 18 Nëntor 2020

Prishtina me 319 raste të reja me COVID-19, këto janë të dhënat për komunat tjera.

720 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në gjithë vendin.

319 prej tyre janë vetëm në Komunën e Prishtinës, e cila përsëri kryeson me numrin e rasteve të infektuara në 24 orët e fundit, transmeton Klan Kosova.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 319 raste, Gjilan 62 raste, Ferizaj 47 raste, Fushë-Kosovë 44 raste, Podujevë 33 raste, Mitrovicë 27 raste, Prizren 27 raste, Lipjan 23 raste, Pejë 18 raste, Vushtrri 14 raste, Skenderaj 11 raste, Viti 11 raste, Suharekë 10 raste, Kamenicë 9 raste, Malishevë 9 raste, Drenas 8 raste, Obiliq 7 raste, Kaçanik 6 raste, Klinë 6 raste, Gjakovë 5 raste, Rahovec 5 raste, Shtime 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Istog, Kllokot, Novobërdë, Zubin-Potok dhe Zveçan”, thuhet në kumtesë.

Komento: