Prishtina vërshohet nga shiu

20:00 | 13 Gusht 2022

Stuhi shiu sot ka pasur në Prishtinë.

Reshjet e shiut të paralajmëruara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për të shtunën kanë shkaktuar vërshime në disa zona të Prishtinës.

Në një video dërguar në adresë të lajmi.net, shiu ka mbuluar shkallët tek “Rruga B”.

Situatë të ngjashme ka pasur edhe në pjesën e Veternikut, ku mediumi raportoi më parë për vërshim të rrugëve atje.

Komento: