Prishtina zyrtarizon trajnerin e ri

16:57 | 04 Shtator 2019

Bylbyl Sokoli është zyrtarizuar të FC Prishtina. Ai do ta pasoj Mirel Josën.

Skuadra nga kryeqyteti ditë më parë i dha fund bashkëpunimit me trajnerin nga Shqipëria, Mirel Josës, pas startit jo të mirë të sezonit të ri në Superligën e Kosovës.

Skuadra më e trofeshme në vend, ka vendosur që postin e trajnerit t’ia besojë Bylbyl Sokolit.

FC Prishtina, në faqen e Facebookut, (facebook story) ka vendosur tashmë një fotografi të trajnerit nga Rahoveci.

Komento: