Prishtinas mos dilni sot jashtë, ja çfarë po ndodh

19:48 | 17 Janar 2019

Sonte ndotja e ajrit në Prishtinë ka shënuar shifra shqetësuese.

Andaj, edhe mjekët këshillojnë që sa më shumë të reduktohen daljet jashtë.

Në matjen e fundit që është regjistruar nga matësi i Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ndotja e ajrit është shumë e rrezikshme.

Në ora 17:00 kur është regjistruar matja e fundit, shkalla e ndotjes së ajrit ka qenë 351 PPM.

Kjo shkallë e ndotjes llogaritet të jetë mjaft e rrezikshme.

Sipas matësit të Ambasadës Amerikane, kjo shkallë e ndotjes është e rrezikshme për të gjithë dhe preferohet që të mos ekspozoheni në natyrë.

Komento: