Prishtinas mos gaboni të dilni nga shtëpitë, ja çfarë rreziku iu kanoset – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Prishtinas mos gaboni të dilni nga shtëpitë, ja çfarë rreziku iu kanoset

21:19 | 20 Janar 2019

Ndotja e ajrit në kryeqytet ka arritur shkallën më të lartë të rrezikshmërisë.

Prishtina vazhdon të përballet me ndotjen e lartë të ajrit.

Kryeqyteti i Kosovës edhe sot po përballet me ndotjen e ajrit, madje kjo ndotje ka arritur në shkallën e lartë të rrezikshmërisë, raporton lajmi.net.

Në bazë të matësit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë për cilësinë e ajrit, në ora 19:00 kur edhe është regjistruar matja e fundit, ajri ka arritur pikën e lartë të rrezikshmërisë.

409 PPM është shkalla e ndotjes së ajrit që është regjistruar në ora 19:00, e që llogaritet të jetë e rrezikshme për shëndetin, raporton lajmi.net.

Sipas matësit për cilësinë e ajrit të Ambasadës Amerikane, kjo ndotje e ajrit është shumë e rrezikshme për shëndetin të gjithë personat.

Preferohet që të mos ekspozoheni në natyrë.

Komento: