Prishtinasi shkrepë dy herë me armë pas një konflikti me një person tjetër

09:30 | 18 Shtator 2023
prishtinasi-shkrepe-dy-here-me-arme-pas-nje-konflikti-me-nje-person-tjeter

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur në Prishtinë në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Bregu i Diellit”.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari kishte shkrepur dy herë me armë, pas konfliktit me një person tjetër dhe kishte ikur në drejtim të panjohur.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një telefon celular. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.

Komento: