
Koronavirusi po vazhdon të përhapet në Kosovës, ndërsa vendimi i qeverisë së Kosovës për tu izoluar në shtëpi dhe për të mos u ekspozuar në vende publike nuk po respektohet shumë as në Prishtinë.
Mulliri te Hani i Dilit në Prishtinë po vazhdon të presë çdo ditë qindra-mijëra persona.
Njëri nga mullinjtë më të frekuentuar në Prishtinë ka mbledhur qindra qytetarë edhe në mëngjesin e sotëm.
Radhë të gjata të qytetarëve që nga orët e hershme të mëngjesit janë krijuar te Hani i Dilit në Prishtinë për t’u furnizuar me miell.
Videoja me poshtë tregon qindra persona duke pritur para dyerve të këtij mulliri. Grumbullimi i kaq shumë njerëzve në këtë kohë të përhapjes së koronavirusit, mund të jetë fatale për shumë njerëz dhe familje kosovare.
Për me tepër shikoni video ku shihet se numri i qytetarëve që po presin për një thes miell është i madh, ndërsa ata nuk respektojnë as këshillat për të mbajtur distancë me njëri-tjetrin. /ORAinfo/