
Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë dy persona të dyshuar për veprën e rrëmbimit.
Bëhet e ditur se njëri prej tyre është 18-vjeçar me inicialet A. K., ndërsa tjetrit i mitur me inicialet Y. S., dhe se deri te aksidenti ka ardhur si rezultat i një pune intensive hetimore, të cilën zyrtarët policorë e kanë nisur menjëherë pas denoncimit të rastit.
“Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe bastisja në dy lokacione, ku është sekuestruar një thikë, e cila dyshohet se është përdorur në rast. Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.