Prishtinë, e rrahu gruan dhe bashkë me fëmijë i largoi nga shtëpia

11:08 | 22 January 2025
prishtine,-e-rrahu-gruan-dhe-bashke-me-femije-i-largoi-nga-shtepia

Një grua ka raportuar në polici se më 19 janar në Prishtinë, bashkëshorti i saj kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj, dhe më pas e kishte larguar nga shtëpia së bashku me fëmijët e saj.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i dyshuari, poashtu dyshohej se posedonte një armë.

Njësiti policor  gjatë kontrollit armën e ka konfiskuar, ndërsa lidhur me rastin viktima ndihet e rrezikuar nga i dyshuari dhe ka kërkuar të paraqes kërkese për urdhër mbrojtës.

Me vendim të prokurorit rasti iniciohet si më lartë, dhe i dyshuari të vendoset në stop listë.

Komento: