Prishtinë: Grabitje me thikë në një pompë të derivateve, flasin dy punëtorët

09:22 | 21 Janar 2023

Grabitet një pompë e derivateve në Prishtinë.

Një pompë e derivateve në Prishtinë është grabitur gjatë ditës së djeshme, sipas raportit 24 orësh të policisë.

Dy punëtorë kanë raportuar në polici se dy të dyshuar kanë hyrë në pikën e derivateve dhe nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur 300 euro dhe 10 pako cigare.

“Rruga “Isa Kastrati”, Prishtinë 20.01.2023 – 01:30. Dy meshkuj kosovarë, punëtorë në një pikë të derivateve, kanë raportuar se dy të dyshuar deri më tani të pa njohur kanë hyrë në pikën e derivateve dhe nën kërcënimin e armës (thikës) i kanë grabitur 300 euro dhe 10 pako cigare, më pas kanë ikur në drejtim të pa njohur. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet” thuhet në njoftimin e policisë.

Komento: