Prishtinë: Këmbësori goditet nga vetura, teksa po ikte nga qentë

22:01 | 31 Janar 2020

Një person në Prishtinë është goditur nga vetura.

Pak minuta më parë një veturë ka goditur një këmbësor në rrugën C.

Sipas dëshmitarëve të rastit, ngjarja ka ndodhur për shkak se një i moshuar duke tentuar t’i ikte kafshimit të qenëve, u godit nga një veturë, e cila ishte me shpejtësi të madhe.

Qytetarët shprehën pakënaqësinë e tyre, duke thënë se kjo është shqetësim i dyfshit, frika nga qentë dhe nga goditjet e veturave.

Rastin e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 19:00,kemi pranuar një informacion për një aksident trafiku në rrugën “C” ne Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një veturë. Këmbësori, mashkull ka marrë lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.

Komento: