Prishtinë: Një këmbësor goditet nga vetura

17:09 | 06 Tetor 2020

Goditet nga vetura një këmbësor në Prishtinë.

Një këmbësor është goditur nga një veturë sot në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën “Ahmeti Krasniqi”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i komunikacionit rrugor”, tha Ahmeti.

Komento: