Prishtinë: Një person gjendet pa shenja jete në mes të rrugës

19:30 | 16 Dhjetor 2020

Një person gjendet i vdekur në mes të rrugës në Prishtinë.

Personi është gjetur pa shenja jete në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 18:40 kemi marrë informatë se një person është hasur i shtrirë në tokë në rr.”Mark Isaku”. Njësia policore ka dale në vendngjarje dhe ka ftuar edhe ekipen e mjekeve emergjent me ç’rast eshte konfirmuar se personi është pa shenja jete. Personi është i gjinisë mashkullore, rreth 60 vjeç. Aktualisht ka nisur hetimi per rrethanat qe karakterizojnr ngjarjen”, tha Borovci.

Komento: