Prishtinë: Tentoi ta vriste me 14 plumba, i dyshuari dorëzohet në polici

09:26 | 25 Korrik 2025
Prishtinë: Tentoi ta vriste me 14 plumba, i dyshuari dorëzohet në polici

Një tentativë për vrasje që ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë, në afërsi të një hoteli, ku një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri, ndërsa i dyshuari është dorëzuar në polici disa orë pas incidentit.

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, kur është raportuar për të shtëna armësh.

Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur 14 gëzhoja dhe njolla gjaku, ndërsa viktima, B.H. rreth 36-vjeçar, është transportuar në QKUK për trajtim emergjent. Raporti mjekësor konfirmon se ai ka pësuar plagë nga arma e zjarrit.

Komento: