Prishtinë: U kap duke përdorur telefonin gjatë vozitjes, i merret leja për tre muaj shoferit të autobusit

09:30 | 19 Shkurt 2026
prishtine:-u-kap-duke-perdorur-telefonin-gjate-vozitjes,-i-merret-leja-per-tre-muaj-shoferit-te-autobusit

Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm përmes sistemit të kamerave në Prishtina, ka njoftuar se ka evidentuar një shofer autobusi duke përdorur telefonin gjatë vozitjes, për çka i është shqiptuar gjobë për kundërvajtje.

Pas verifikimeve të mëtejshme, Policia thotë se është konstatuar se shoferi e ka përsëritur kundërvajtjen për herë të dytë, ndaj i është sekuestruar patentë-shoferi dhe i është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjetit motorik për një periudhë prej tre muajsh.

“Policia e Kosovës apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve, veçanërisht drejtuesit e transportit publik, që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të mos përdorin telefonin gjatë vozitjes, pasi kjo paraqet rrezik serioz për jetën e pasagjerëve dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik”, thotë PK.

Komento: