Pritej të niste seanca për dialog, por ja ҫfarë po ndodh në sallë

16:54 | 15 December 2018

Pritet nisja e seancës për dialog, mirëpo ka shumë pak deputet në sallë.

Humbja e një vëllait të deputetes së PDK-së, Megjide Mjaku, ka bërë që seanca të shtyhet për në ora 16:30.

Mirëpo, në këtë seancë kur pritet të diskutohet për rezolutën e PSD-së, ende nuk ka filluar.

Madje, në sallë është kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe vetëm disa deputetë

Rezoluta e PSD-së kërkon përfshirje të opozitës në negociatat me Serbinë.

Sipas kësaj rezoluta që po pritet të votohet, Shpend Ahmeti do të ishte bashkëkryesues i delegacionit me Fatmir Limajn.

Komento: