Nuk është sekret që Milani po kërkon një të djathtë të ri përpara sezonit të ardhshëm, duke parë që Davide Calabria dhe Andrea Conti të dy nuk kanë arritur të bëjnë përshtypje në sezonin qe lam pas.
Duket se ata kanë identifikuar njeriun e duhur, por do të përballen me konkurrencën.
Sipas Sky UK, Bayer Leverkusen i janë bashkuar kuqezinjve në ndjekje të Serge Aurier, përcjell ORAinfo.
Mbrojtësi i Tottenham ka akoma dy vjet në kontratën e tij, në moshën 27 vjeç, por mund të lejohet të largohet nëse arrin oferta e duhur.
Pala gjermane sipas raportit është duke treguar një interes për Aurier, por duket se Milani ka përparuar në garë.
Vetëm dje, Gazzetta dello Sport raportoi se është arritur një marrëveshje në anën ekonomike.
Me fjalë të tjera, kuqezinjtë duket se mbeten në pozitë të mirë për ta transferuar Aurier dhe mbetet për tu parë nëse ata do ta mbyllin marrëveshjen në ditët në vijim.
Duhet gjithashtu të theksohet se Milan duhet të shesin një nga të lojtarët e tyre të djathtët për të krijuar hapësirë për Aurier. /ORAinfo/