Gjykata Speciale po vazhdon me ftesa për ish-drejtuesit e UÇK-së.
Në një lidhje direkte nga Haga, gazetari i RTV Dukagjinit, Ermal Panduri ka thënë se pritet që gjatë javës që po vjen të vijnë edh disa ftesa të tjera për ish-pjesëtarët e UÇK-ës.
Panduri thotë se këtë e ka marrë vesh nga burime të sigurta të televizionit Dukajgini.
“Edhe anëtar të tjerë të Shtabit të Pergjithshëm të UÇK-ës do të thirren shumë shpejt nga Gjykata Specile”, tha gazetari i RTV Dukagjinit.