Pritet marrëveshja e madhe mes Barcelonës dhe De Ligt

13:14 | 24 Mars 2019

Duket se Barcelona po përgatitet për një marrëveshje të madhe.

Përfaqësuesit më të lartë të skuadrës së Barcelonës kanë mbërritur në Amsterdam të Holandës.

Josep Maria Bartomeu dhe Eric Abidal do të kenë punët kryesore në rrugën për marrëveshjen që do të transferonte Matthijs De Ligt në ‘Camp Nou’.

Abidal do të jetë prezent në ‘Johan Cruyff Arena’ ku do të përcjellë nga afër yllin e Ajax, në ndeshjen kundër Gjermanisë.

Gjithashtu, ai pritet që të takohet edhe me drejtorin sportiv të Ajax, Marc Overmars.

Në Amsterdam qëndron sot edhe Josep Maria Bartomeu, i cili do të takohet me Edëin van der Saar. Ata pritet të takohen sot dhe nesër, ku me gjasë do të mbyllin marrëveshjen për Matthijs De Ligt.

Komento: