Sot është dita kur është themeluar PD.
Me moton “Për një Parti Demokratike, më të hapur, më të fortë dhe më të bashkuar”, në stadiumin “Air Albania” po mbahet Kuvendi Kombëtar i thirrur nga ish-kryeministri, Sali Berisha. Aty pritet po ashtu shkarkimi i kryetarit Lulzim Basha.
Në 31 vjetorin e Partisë Demokratike janë miratuar mbi 60 nene të statutit të ri të kësaj partie.
Kryesuesi i komisioni, Belind Këlliçi theksoi se me këtë statut është rikthyer edhe vula origjinale e themelimit të kësaj partie.
“Të nderuar delegatë dhe anëtarë të PD-së ta gëzoni statutin e ri të Partisë Demokratike në ditën e ri-themelimit të Partisë Demokratike dhe sic ka ndodhur në çdo kuvend në momentin që do ta miratojmë edhe në tërësi, statuti do të hyj në fuqi”, ka njoftuar ai.
Delegatët kanë miratuar edhe propozimin për shpalljen e Azem Hajdarit, si kryetar nderi të Partisë Demokratike.
Me këtë është parashikuar që kryetarit t’i mbarojë mandati pa të drejtë ri-kandidimi, në rast se partia humbet zgjedhjet e përgjithshme. Po ashtu, në rast të humbjes së zgjedhjeve lokale, atëherë kryetari votëbesohet me votë të fshehtë në Kuvendin Kombëtar.