
Formati i Ligës së Kampionëve pritet të ndryshojë.
UEFA po mendon të ndryshoj formatin e Ligës së Kampionëve në vitin 2024, duke përfshirë disa ndryshime në kualifikimin e ekipeve, mënyrën e grupimeve etj.
Liga e Kampionëve konsiderohet të jetë njëri nga trofetë më të mëdha që një klub mund të fitojë në garat evropiane.
Së fundmi është raportuar se UEFA po planifikon që të ndryshojë formatin e saj.
Pra, në vend që të jenë 32 klube, në vitin 2024 planifikohet të jenë 36.
Gjithashtu, nuk do të ketë grupime por vetëm një ‘ligë e madhe’, ku tetë ekipet më të mira arrijnë pjesën e eliminimit direkt.
Çdo ekip do t’i ketë të garantuara 10 ndeshje, e madje do të ketë mundësi që disa klube të kualifikohen edhe përmes një faze të re të ‘play-off’.
Vitit 1955 njihet edhe si viti kur është krijuar Liga e Kampionëve, në atë kohë fituese ishte Real Madrid.