Pritet të ngritet çmimi i naftës në Kosovë

21:20 | 10 May 2020

Në Kosovë pritet ngritje e çmimit të naftës.

Kolona të gjata u panë të shtunën mbrëma në Gjilan. E gjithë këto vetura, po presin të furnizohen me derivate tek një pompë e benzinës në këtë qytet.

Këtu litra e derivateve, po kushtonte hiç më shumë se 60 cent litri.
Por, në krahasim me vitet e kaluara, çmimet e derivateve këtë vit, po vlerësohen prej me të ulëtave që kanë qenë ndonjëherë në vend.

Çmimi për një litër naftë në këtë kohë, është nga 79 deri në 85 cent.

E çmim përafërsisht të njëjtë, ka edhe benzina.

Këtë rënie të çmimit të derivateve në këtë kohë, po e mirëpresin qytetarët.

Por, me këto çmime të ulëta, duket që kosovarët nuk do të shërbehen edhe për shumë kohë.

Nga Shoqata e Naftëtarëve, thonë që në ditët e ardhshme, pritet të ketë një ngritje të çmimeve.

Berjani shtoi se çmimi i naftës përcaktohet nga BERZA dhe organizata prodhuese OPEC.

Ndërsa sipas tij, Kosova ende vazhdon t’i ketë çmimet më të lira në rajon.

Ndërkohë, ditë më parë, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, njoftoi se ka dënuar plot 14 kompani, të cilat dyshohet se kurdisen çmimet e derivateve.

Ndërsa shuma më të cilën u dënuan këto kompani, ishte mbi 4 milionë euro.

Komento: