Pritet zyrtarizimi- Aubameyang po kryen testet mjekësore te Barcelona

22:01 | 31 Janar 2022

Aubameyang po kryen testet mjekësore te Barca – pritet zyrtarizimi.

Pierre Emerick Aubameyang te Barcelona është punë e kryer.

Sulmuesi nga Gaboni, Aubameyang do t’i bashkohet Barcelonës.

Anëtari i Arsenal ka arritur marrëveshje me katalanët dhe do të luajë aty për pjesën tjetër të sezonit dhe më gjatë, përcjell lajmi.

Lojtari po kryen tani testet mjekësore dhe njoftimi zyrtar pritet për pak minuta.

Nuk dihet akoma se cila do të jetë forma e transferimit. Sipas raportimeve, Auba nënshkruan kontratë 1 vit e gjysmë, si transferim i lirë.

Komento: