
Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka përshkruar si moment të jashtëzakonshëm, pritjen e diasporës shqiptare në Cyrih.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku u shpreh falënderues ndaj të gjithë atyre që morën pjesë për t’i pritur atë dhe kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin.
“Disa gjëra përjetohen. Nuk shpjegohen. Ato mbesin kujtime që të përcjellin gjithë jetën. Ky entuziazëm i sotëm në Cyrih, kjo energji, kjo dashuri e kjo shpresë e jashtëzakonshme e bashkatdhetarëve tanë, ishte pikërisht një prej atyre momenteve”.
“Ju faleminderit që jeni! LDK një herë, LDK gjithherë!”, ka shkruar ai.