Pritja për bukë, shembull i mirë nga qytetarët e Prishtinës

11:58 | 22 Mars 2020

Kosova është duke u përballur me virusin korona. Deri tani janë infektuar 31 perona, njëri nga të cilët ka vdekur sot.

E qytetarët tashmë janë duke i respektuar këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Mëngjesin e sotëm disa qytetarë në lagjen ‘Dardania’ të Prishtinës po e mbajnë distancën dy-metërsh me njëri-tjetrin, në mënyrë që ta shmangin infektimin.

E deri më tani në Kosovë, 31 persona janë konfirmuar si të prekur nga virusi COVID-19 apo siç njihet ndryshe koronavrirusi.

Komento: