Deri në 4 orë janë duke zgjatur pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdar.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara pas orës 10:00, kolona atje është e gjatë rreth 2000 metra.
Sipas këtyre të dhënave në pikën kufitare të Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova po zgjasin rreth një orë, ndërkohë që kolona është e gjatë rreth 80 metra.
Në pikat e tjera nuk ka pritje as në hyrje e as në dalje.