Pritje deri në një orë e gjysmë në kufi, më e ngarkuara pika në Jarinjë

17:35 | 31 Korrik 2026
pritje-deri-ne-nje-ore-e-gjysme-ne-kufi,-me-e-ngarkuara-pika-ne-jarinje

Kolona dhe pritje janë regjistruar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës, me kohë më të gjata pritjeje sidomos në hyrje dhe dalje në disa vendkalime.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata për automjete janë regjistruar në pikën kufitare Jarinjë, ku në hyrje nga Kosova kolona arrin deri në një orë e gjysmë, ndërsa në dalje pritjet shkojnë deri në 20 minuta.

Ngarkesë ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku pritjet në hyrje dhe dalje janë rreth një orë e 20 minuta, ndërsa kolonat në hyrje arrijnë deri në 800 metra.

Në Merdarë, pritjet janë më të shkurtra, me rreth 15-20 minuta në hyrje dhe 25-30 minuta në dalje, ndërsa në Hani i Elezit pritjet arrijnë deri në 20 minuta në hyrje dhe 10 minuta në dalje.

Në pikat tjera kufitare situata paraqitet më e qetë, me pritje kryesisht nga 2 deri në 15 minuta.

Komento: