Pritje e madhe në Merdare, mërgimtarët të lodhur nga kjo gjendje – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pritje e madhe në Merdare, mërgimtarët të lodhur nga kjo gjendje

22:41 | 23 Dhjetor 2018

Pika kufitare që lidh Serbinë me Kosovën, është bërë e bezdisshme për mërgimtarët, për shkak të pritjes së gjatë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, mërgimtarëve u është dashur të presin deri në 1 orë e gjysmë për të hyrë në Kosovë, ani pse vetë udhëtarët kanë dhënë shifra tjera të pritjes.

Festat e fundvitit kanë kthyer kolonat në pikën kufitare në Merdare. Por, sipas udhëtarëve dhe Policisë, pritjet po shkaktohen në anën e kufirit serb.

Sipas Policisë së Kosovës, pritjet në Merdare janë deri në 1 orë e gjysmë, por qytetarët thonë se të dielën kanë pritur deri në 4 orë për ta kaluar kufirin.

Policia vazhdimisht u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare për të mos shkaktuar tollovi, por radhët janë shtuar ditët e fundit.

Komento: