Vazhdojnë kolonat e gjata nëpër pikat kufitare.
Qytetarët, edhe këtë fundjavë, janë duke u përballur me kolona të gjata nëpër pikat kufitare.
Radhët më të gjata janë në pikën kufitare Merdare.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të MPB-së, pritjet në pikat kufitare janë të ndryshme, por më së shumti pritje ka në dalje të Merdares, transmeton KTV.
Në hyrje të Merdares, qytetarët po presin 60 deri në 90 minuta për të hyrë në Kosovë. Ndërsa, 40 deri në një orë për të dalë.
Te kufiri Muçibabë, pritja është 50 minuta deri në 1 orë për të hyrë në Kosovë. Kurse, në pikat e tjera, gjendja është më mirë.