Pritjes i erdh fundi, Messi debuton për fanellën e PSG-së

22:27 | 29 Gusht 2021

Messi sonte ka bërë debutimin e tij për skuadrën e PSG-së.

Lionel Messi më në fund ka debutuar për Paris Saint-Germainin, pasi u fut në lojë nga stoli në takimin kundër Stade de Reims në Ligue 1.

Pritjes së gjatë për debutimin e Messit në fanellën e PSG-së i erdhi fundi të dielën në mbrëmje. Superylli argjentinas u fut në lojë në minutën e 65-të në vend të Neymarit, në takimin që po zhvillohet në Reims.

Futja e Messit në fushë u mirëprit me duartrokitje të mëdha nga tifozët vendas, të cilët, megjithëse kundërshtarë, e brohoritën emrin e argjentinasit. Messi iu bashkua PSG-së si lojtar i lirë në fillim të gushtit dhe nënshkroi marrëveshje dyvjeçare, me mundësi për edhe një vit tjetër.

Messi u largua nga Barcelona, klubin e vetëm për të cilin kishte luajtur gjatë gjithë karrierës, pasi katalonasit nuk ishin në gjendje t’i ofronin kontratë të re atij si pasojë e rregullave financiare të La Ligës.

Komento: