Pritjes i erdhi fundi, Elvana Gjata dhe Dhurata Dora jepin lajmin e shumëpritur

10:48 | 29 Qershor 2022

Mësohet data e lansimit të duetit nga Elvana Gjata dhe Dhurata Dora.

Dy këngëtaret e njohura, Elvana Gjata dhe Dhurata Dora kanë konfirmuar se do të sjellin një këngë bashkë.

Projekti tashmë është finalizuar dhe është gati për publikim.

Përmes disa fotografive të shkrepura nga xhirimet e videoklipit të cilat këngëtaret i kanë postuar në Instagram, kanë kanë zbuluar se të enjten në 23:59 do të publikojnë këngën e tyre bashkëpunim.

Dy këngëtaret shihen të veshura me fustane të zeza transparente, duke zbuluar një pjesë të barkut dhe dekoltesë. Ato duken njëjtë me grimin dhe flokët.

Komento: