Sandro Tonali në të vërtetë po i afrohet një transferimi në Milano.
Duket se Rossonerët mund të përfundojnë transferikin qysh nesër, pretendojnë raportet.
Sipas Fabrizio Romano, Milani i ka ofruar një hua të paguar 10 milionë euro me një opsion blerjeje 20 milionë euro nga Brescia, përcnell ORAinfo.
Oferta përfshin gjithashtu një përqindje në favor të skuadrës nga Serie B për një rishitje në të ardhmen.
Siç shtohet nga Daniele Longo, kjo duhet të jetë afërsisht 15%.
MilanNews raporton se Massimo Cellino, pronari i Brescia, pritet së shpejti në Itali të përpiqet të mbyllë marrëveshjen.
Interi tani është jashtë garës dhe Milani po afrohet për çdo orë që kalon, pasi ka arritur një marrëveshje me lojtarin.
Më në fund, Vito Angele pretendon se kuqezinjtë dëshirojnë të mbyllin marrëveshjen në orët e ardhshme.
Tonali është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje pesë-vjeçare me klubin dhe ai me siguri do të ngrejë cilësinë e përgjithshme të skuadrës. /ORAinfo/