Pritjes së ëmbël i erdhi fundi! Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër

13:35 | 10 Korrik 2026
pritjes-se-embel-i-erdhi-fundi!-princ-leka-dhe-blerta-celibashi-behen-prinder,-vjen-ne-jete-djali-i-tyre-aleksander

Pritjes së ëmbël i erdhi fundi. Princi Leka dhe Blerta Celibashi janë bërë prindër të një djali të pagëzuar me emrin Aleksandër.

Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi. Princ Leka dhe Blerta Celibashi janë bërë prindër të një djali të pagëzuar me emrin Aleksandër.

Sipas informacioneve vogëlushi ka ardhur në jetë mëngjesin e sotëm rreth orës 05:30.

Princ Leka dhe Blerta Celibashi e bënë publike lidhjen e tyre rreth një vit më parë. Çifti u martua në një ceremoni private në mars të këtij viti.

Historia e tyre e dashurisë nisi pak kohë pas ndarjes së Princ Lekës nga ish-bashkëshortja, aktorja Elia Zaharia. Martesa mes tyre u zgjidh zyrtarisht nga Gjykata e Tiranës më 25 prill të 2024, pas konflikteve të vazhdueshme dhe ndërprerjes së bashkëjetesës.

Ndarja e çiftit u shoqërua me një përplasje të fortë familjare që u bë publike në media, ku u raportuan edhe incidente mes Princ Lekës dhe familjarëve të ish-bashkëshortes. Çifti ka një vajzë, princeshën Geraldinë, e lindur në vitin 2020.

Komento: