Pritjet deri në një orë te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë

11:32 | 19 Korrik 2024
pritjet-deri-ne-nje-ore-te-dheu-i-bardhe-per-te-hyre-ne-kosove

Është rritur pritja në pikën kufitare të Dheu i Bardhë, ku udhëtarët po presin deri nga një orë për të hyrë në Kosovë.

Kështu bën të ditur Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar.

Ndërkaq, kolonat vijojnë deri në 250 metra në këtë pikë kufitare.

Në pikat tjera kufitare nuk ka pritje të gjata, nga 3 deri në 10 minuta.

Komento: