Pritjet në vendkalimet kufitare të Kosovës, më shumë se tri orë në Merdar

00:08 | 04 January 2025
pritjet-ne-vendkalimet-kufitare-te-kosoves,-me-shume-se-tri-ore-ne-merdar

Kthimi i mërgimtarëve nga Kosova për në vendet ku punojnë e veprojnë në Perëndim, pas festave të fundvitit, ka shkaktuar kolona të gjata në disa pika kufitare.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, fluksi i lartë i udhëtarëve ka krijuar pritje të gjata.

Sipas të dhënave të përditësuara në orën 23:03 të datës 03 janar 2025 pritjet më të gjata regjistrohen në pikën kufitare të Merdarit, ku për të dalë nga Kosova duhen më shumë se tri orë (200 minuta) – me kolona që shkojnë një kilometër.

Ndërsa në Dheu të Bardhë dhe në Muçibabë, situata është më e menaxhueshme, me pritje deri në 30 minuta për të dalë nga Kosova dhe deri në 200 metra kolonë.

Në pikën kufitare të Jarinjë, pritje ka deri në 5 minuta për ata që duan të hyjnë në Kosovë dhe gjithashtu rreth 10 minuta për ata që po dalin.

Ndërkohë, në të gjitha pikat tjera kufitare, pritjet janë minimalizuar në 3-5 minuta, pa pasur kolona të gjata.

Për më shumë informacione, qytetarët mund të ndjekin përditësimet në kohë reale në faqen zyrtare të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Komento: