Privimi nga jeta e 34 vjeçarit, zbulohen detaje shokuese si ndodhi ngjarja

12:05 | 03 Tetor 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Durrës.

34-vjeçari Eri Zefi u privua nga jeta të mërkurën pasdite në rrethana të dyshimta.

Zefi u gjet i hedhur në kanal kullues, në fshatin Zall Xhuxhë në Fan të Mirditës.

Nga policia thonë se disa persona janë shoqëruar, si të dyshuar që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Nga hetimet e kryera, rezulton se Zefi është ekzekutuar pikërisht në vendin ku është gjetur pa shenja jete.

I riu u gjet i pajetë nga një banor i zonës, i cili lajmëroi policinë.

Paraprakisht mendohet se ai është marrë peng dhe ishte çuar në zonën ku u gjet i vdekur, për t’u privuar nga jeta pa u parë nga persona të tjerë.

Lidhur me këtë ngjarje uniformat blu vijojnë hetimet me synim identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.

Dyshohet se privimi nga jeta e të riut është bërë për hakmarrje, pasi vëllai i viktimës akuzohet për vr asjen e një personi në Durrës.

Komento: