
Ramush Haradinaj ka reaguar pas privimit nga jeta të Qerim Kelmendit.
Ish-kryeministri i Repbulikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me privimin nga jeta të ish ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendit.
Haradinaj duke iu shprehur ngushëllime familjarëve të të ndjerit, ka kërkuar që ky rast të zbardhet sa më shpejt nga organet e drejtësisë.
“Sot me pikëllim morëm lajmin për rastin e bashkëluftëtarit të orëve të hershme të UÇK-së Qerim Kelmendi. Familjes dhe bashkëluftëtarëve u shprehi ngushllimet e sinqerta. I bëj thirrje organeve të drejtësisë që sa më shpejtë të zbardhin rastin”, ka shkruar ai.