Privimi nga jeta i 11 vjeçarit, sot protestohet në Fushë Kosovë

08:48 | 19 Korrik 2019

Dje (e enjte), një grup i aktivistëve të Fushë Kosovës mbajtën një aksion simbolik para stacionit policor të kësaj komune pas privimit nga jeta të 11-vjeçarit.

E pas këtij aksioni për sot është paralajmëruar protestë. Ata protestojnë për siç thonë neglizhencën institucionale të policisë dhe gjyqësisë për privimin nga jeta e 11-vjeçarit që ndodhi javën e kaluar.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej 1 muaji për të dyshuarin për privimin nga jeta 11-vjeçarit.

S.O është prangosur disa ditë pasi K.Veseli u gjet pa shenja jete më 7 korrik nën shkallët e një ndërtese në Fushë Kosovë.

Njoftimi i plotë:

Sistemi i drejtësisë në Kosovë po dështon të mbrojë qytetarët nga kri minelët, nga vetë institucionet dhe racizmi i tyre . Rastet e përdhunimeve të cilat po raportohen në polici nuk po adresohen dhe si pasojë e racizmit sistematik të rrënjosur në këto institucione qytetarët e Kosovës po privohen nga jeta. Qytetarët e republikës së Kosovës është duke i privuar nga jeta vetë ky shtet racist.

Prvimi nga jeta i 11 vjeçarit, të përdhu nuar disa herë dhe i eliminuar nga një kri minel i dyshuar 20 vjeçar është një nga rastet e tmerrshme që shpërfaqin shpërfilljen që institucionet e drejtësisë e kanë ndaj kri mit e që po i bënë bashkëpunëtorë ata. Ky rast, i raportuar në janar e që përfundoi në vra sje pas neglizhimit të vazhdueshëm institucional po po e bënë çdo herë e më të pa sigurtë shoqërinë në të cilën jetojmë.

Rastet e këtilla të injorimit, diskriminimit dhe racizmit institucional nuk duhet lejuar të bëhen norma! Policia dhe prokuroria duhet të japin llogari për këtë kr im! Andaj, ju ftojmë që të premten duke filluar nga ora 14:00 të ngrihemi të gjithë në protestë para policisë në Fushë Kosovë dhe të mos lejojmë që përdhu nimet e vra sjet të fshihen brenda mureve të këtyre institucioneve që më së paku po na mbrojnë.

#PrejArkivesNeArkivol #EdheSa?

Të premten, 19 Korrik, në orën 14:00 mblidhemi tek lagja Meshari (te pazari) për të vazhduar drejt stacionit policor në Fushë Kosovë.

Komento: