Privimi nga jeta i 25 vjeçarit, ja çka do të ndodh sot në Ferizaj

08:00 | 25 February 2019

Një gjakmarrje ka ndodhur ditë me parë në qytetin e Ferizajt.

Organizata ORA në bashkëpunim me të rinjët dhe shoqërinë civile në Ferizaj, sot do të mbajë protestë paqësore kundër fenomenit të gjakmarrjes.

Organizata nëpërmjet një njoftimi thotë se vëllavrasja së fundmi ka filluar të shqetësojë jashtë mase vendin tonë, e veçanërisht të rinjtë, që pretendojnë të ecin përpara e të jene pjesë e shoqërisë europiane.

“Ftojmë të gjitha t’i bashkëngjiten kësaj proteste paqësore dhe të reflektojmë së bashku kundër kësaj dukurie që po merr jetë të rinjësh dhe po shkatërron familje. Protesta mbahet në sheshin ‘Adem Jashari’, në Ferizaj, duke filluar nga ora 11:30”.

Komento: