Të premtën që lam pas, një ngjarje shumë e rëndë ndodhi në Rugovë të Pejës.
Kishin dal për diskutuar për këtë pjesë të malit më vëllain dhe djalin e vëllait.
Por, diskutimi kishte eskaluar në konflikt.
Si pasojë e kësaj mosmarrëveshje pronësore, të premten M.Nikci nga Reka e Allagës në Rugovë të Pejës humbi jetën në këtë vend.
I dyshuari kryesor për këtë rast, është vëllai i tij, A.Nikci dhe djali i tij i mitur, A.N.
Metë Nikçi ishte goditur me sëpata nga familjarët e tij.
Pjesëmarrës në këtë përleshje, ishtë edhe një person me inicialet SHL.
Ndërkohë, Metë Nikci ishte raportuar si i zhdukur nga ta afërm të tij.
Kjo kishte bërë që edhe të fillojnë kërkimet për gjetjen e tij.
Duke parë vështirësitë e terrenit, për gjetjen e Nikçit ishte angazhuar edhe një ekip kërkimor i FSK-së.
E rreth dy ditë më pas, të dielën, trupi i tij ishte gjetur pa shenja jete, disa kilometra poshtë vendit ku dyshohet që ndodhi privimi nga jeta.
Burime brenda Prokurorisë kanë thënë se ky rast po hetohet edhe nëse trupin e solli dikush poshtë në fshat, apo personi që ndërroi jetë kishte ecur i lënduar disa kilometra për të kërkuar ndihmë.
Banorët e Rekës së Allagës, thonë që nuk kanë dëgjuar gjë.
E shenjat për të pame në qytetin e Pejës, të çonin në oborrin e shtëpisë së viktimës dhe të dorasit të dyshuar.
Familjarët e tronditur, nuk pranuan të flasin para kamerave.
Mbrapa tyre, thanë se për shkak të ndjeshmërisë së rastit, kanë vendosur të mos japin detaje më shumë.
E nga Prokuroria e Pejës, thonë që ata tashmë për të dyshuarit, kanë kërkuar masën e ndalimit.