Privohet nga jeta një burrë në Viti

16:09 | 02 May 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në komunën e Vitisë.

Mëngjesin e sotëm në fshatin Sadovinë e Vitisë ka ndodhur një përleshje e cila dyshohet të ketë qenë për motive pronësore, si pasojë e kësaj një person i moshës 59-vjeçare ka ndërruar jetë.

Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani

“Mund ta konfirmoj se një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve trupore të marra gjatë përleshjes. Dyshimet e para janë se rasti ka ndodhur për motive pronësore”, ka thënë Hashani.

Komento: