Privohet nga jeta një person në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

10:13 | 06 Maj 2020

Një vr.asje ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Rasti për lajmin është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:30, policia ka marrë informacionin per nje plagosje me arme zjarri ne rrugen Prishtine -Ferizaj. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e kri.meve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me plagosje nga ar.ma e zjarrit eshte plagosur viktima: A.S, mashkull , shtetas i Republikes se Kosovës, i cili duke mos mundur tu përballoj plagëve të mara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë”, ka bërë të ditur ajo.

Ahmeti po ashtu ka bërë të ditur se në lidhje me rastin janë prangosur dy persona.

“Vdekjen e vik.timës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar dy persona të dyshuar dhe ka konfiskuar nje arme qe dyshohet te jete perdorur ne rast. Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili nga ana e Prokurorit të shtetit është cilësuar si Vr.asje e rëndë”, ka thënë ajo.

Detaje tjera aktualisht nuk dihen.

Komento: