Privohet nga jeta politikani i njohur

09:13 | 04 June 2019

Gjermania është tronditur sot.

Kryetari i këshillit të qarkut në qytetin Kassel të Gjermanisë, është privuar nga jeta me ar,më zjarri.

Walter Lubcke 65 vjeç u gjet i vdekur me një plumb në oborrin e shtëpisë së tij.

Policia gjermane e ka përjashtuar vetëvrasjen si mundësi, por thotë se nuk ka asnjë motiv përse anëtari i partisë së Merkel, CDU, të jetë vr arë.

“Ende nuk kemi të dhëna për autorët dhe mbi të gjitha asnjë motiv”, tha shefja e zyrës së kri meve, Sabine Thurau. Prokurorët refuzuan që të jepnin më shumë informacione, por thanë se arma e përdorur për vr,asjen e politikanit është një ar më me rreze të shkurtër. Që do të thotë se 65-vjeçari është qëlluar nga një distancë e afër me plumb në kokë.

Sipas BBC, Walter Lubcke kishte marrë kërcënime me vdekje pasi kishte dalë në mbështetje të refugjatëve në Gjermani dhe ishte shprehur publikisht për t’u ofruar atyre strehim. Pas kërcënimeve që kishte marrë, atij iu ofrua mbrojtje personale.

Foto: Walter Lubcke

Komento: