Privohet nga jeta shkencëtari i njohur që po hetonte Covid-19

19:37 | 06 Maj 2020

Është privuar nga jeta shkencëtari i njohur që po hetonte Covid-19.

Profesori i Universitetit të Pittsburgh, Bing Li, i cili po hulumtonte koronavirusin, u privua nga jeta me mjete zjarri gjatë fundjavës.

Sipas universitetit, ai ishte në prag të “përparimeve shumë domethënëse” në lidhje me koronavirusin, transmeton KP.

Ai u gjet brenda shtëpisë së tij të shtunën me plagë me mjete zjarri në kokë, qafë, supe dhe ekstremitete, tha policia.

Hetuesit besojnë se një njeri tjetër i paidentifikuar, i gjetur në makinën e tij, qëlloi Li dhe e privua nga jeta në shtëpi, më pas u kthye në makinë, ku bëri vetëvra’sje.

Policia beson se të dy ata njihnin njëri-tjetrin, por thanë se nuk kishte asnjë indikacione se Li ishte privuar nga jeta për shkak se ishte kinez.

Komento: