Është prangosur personi i dyshuar për rastin në kazino në Lipjan.
Polica e Kosovës e ka konfirmuar rastin për Express.
Bëhet fjalë për të dyshuarin në rastin në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan ku humbi jetën një person i moshës 36 vjeçare.
“Mund të ju konfirmoj që është prangosur person i dyshuar për këtë rast”, kanë thënë në Policinë e Kosovës, duke treguar se për informata të tjera do të ketë njoftim për media.
Në orët e vona të mbrëmjes së 20 marsit një 36 vjeçar u nda nga jeta përderisa po punonte në një kazino në Lipjan.
36 vjeçari, Florent Ahmetaj ishte nga fshati Rrezall në komunën e Skenderajt, por që punonte në një lokal në Lipjan.