Privoi nga jeta 45-vjeçarin në Prishtinë, prangoset i dyshuari

21:59 | 23 July 2019

Është prangosur i dyshuari për eliminimin e 45 vjeҫarit në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar lidhur me rastin e raportuar më 20 Korrik 2019 te nënkalimi në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Siç ka bërë me dije Policia personi i prangosur është N.B mashkull. Presoni i prangosur aktualisht është duke u inetervsituar.

Personi i dyshuar është në proces të intervistimit dhe në konsultim me prokurorin kompetent do të ndërmirren të gjitha veprimet e mëtutjeshme sipas procedurave ligjore.

Gjatë ditës së sotme është raportuar për këtë rast, duke treguar se asnjë person nuk është prangosur për rastin e Gani Ramës, 45 vjeçar, që ndodhi mesditën e së shtunës te nënkalimi, në rrugën “Bill Clinton”, në Prishtinë.

Viktima i përkiste komunitetit rom dhe ishte i pastrehë, gruaja dhe fëmijët i jetojnë në Gjermani.

Komento: